Berat Rukiqi nga LDK i ka vazhduar debatin me ministrin e financave Hekuran Murati pasi ky i fundit i replikoi kreut të LDK Lumir Abdixhiku në lidhje me humbjet në Trust.
Rukiqi shkroi se humbjet milionëshe të Trustit është fakt i pamohueshëm.

Për Ministrin e propagandës.
Po, është fakt pamohueshem. qe Trusti ka pas humbje, gjysëm milioni euro në ditë, si pasojë e dështimit të juaj personal për të zgjedhur anëtarët e Bordit të Trustit.
Sa merresh me arkiva të mediave, merru me
– rritjen ekonomike, që e ke nën nivelet e pas periudhës të pavarësisë (lexoje e ke si konstatim edhe në Raportin e Progresit)
– rritjen mbi 50% të çmimit të bukës dhe qumështit
– paafrësinë për të investuar në ekonomi, me nivelin me të ulët të investimeve publike në 10 vitet e fundit
– me “rekordin” e 2 kilometrave rrugë të reja
– me urën 8 metra në Badofc, që nuk po përfundon as pas 500 ditëve
– me 5 miliardë deficit tregtar