Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë sot rreth orës 17:10.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se nga ky incident nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 17:10, policia është njoftuar se në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Nga ky rast nuk ka persona të lënduar. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e autostradës kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
Krasniqi shtoi se “për momentin trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit”.