Nis takimi Putin-Aliyev-Pashinyan në Moskë në lidhje me Malësinë e Karabakut

Presidenti rus tha se hapat e ndërmjetësimit të Rusisë kishin për qëllim sigurimin e një armëpushimi të qëndrueshëm, duke theksuar se armëpushimi tashmë i arritur midis dy vendeve po zbatohet në mënyrë stabile

Në kryeqytetin rus Moskë ka filluar takimi në lidhje me rajonin e Malësisë së Karabakut midis presidentit pritës Vladimir Putin, presidentit azerbajxhanas Ilham Aliyev dhe kryeministrit armen Nikoll Pashinyan

Në një deklaratë para fillimit të takimit trepalësh në Pallatin e Kremlinit, Putin falënderoi Aliyev-in dhe Pashinyan-in për ardhjen në Moskë.

Presidenti rus tha se hapat e ndërmjetësimit të Rusisë kishin për qëllim sigurimin e një armëpushimi të qëndrueshëm, duke theksuar se armëpushimi tashmë i arritur midis dy vendeve po zbatohet në mënyrë stabile.

“Me të gjitha hapat e saj, Rusia përpiqet t’i ndjekë parimet themelore të specifikuara në Grupin e Minskut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ne këshillohemi me partnerët tanë vazhdimisht për hapat që i marrim”, tha Putin.

Ai theksoi rëndësinë e definimit të vijave të marrëveshjes së arritur më 10 nëntor 2020 mbi Malësinë e Karabakut.

“E kam fjalën për çështjet që lidhen me aktivitetet e paqeruajtësve rusë, definimin e vijave kufitare, zgjidhjen e problemeve humanitare, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Veçanërisht çështja e lidhjeve ekonomike, tregtare dhe të transportit dhe hapja e kufijve kanë një rëndësi të madhe”, deklaroi presidenti rus.

Kategoritë
BotaLajme