Ngecja e halës së peshkut në organizëm, mjekja specialiste tregon rrezikun dhe si të bëhet kujdes

Specialistja e mjekësisë familjare, Fatmire Halili, në një prononcim për GazetaBlic, ka folur për rreziqet e ngecjes së halës së peshkut në organizëm dhe në fytë.

“Nga mos kujdesi i produkteve të peshkut, gjegjësisht halave të peshkut që ju mbesin në fyt, janë raste të shpeshta që ndodhin dhe kërkojnë ndihmë mjekësore në stacionin ‘IV’ shëndetësor, ku unë kujdestaroj. Duhet të kemi shumë kujdes gjatë ngrënjes së peshkut, për të mos na mbetur në fyt halat e peshkut, sepse fyti është një organ i ndërlikuar që luan një rol esencial në frymëmarrje, gëlltitje dhe të folurit”, potencoi ajo.

Rëndësia e kujdesit ndaj mbetjeve të halalave

“Mbetjet e halalave janë të rrezikshme për organizimin e njeriut edhe në veçanti për fytin. Kujdesi gjatë ngrënjes së peshkut është e rëndësishme për vet shëndetin e individit. Kujdesi i rregullt ndaj mbetjeve të halave parandalon problemet shëndetësore”, tregoi Halili për GazetaBlic.

Ajo tutje tregon shenjat dhe simptomat e mbetjeve të halalave në fyt.

“Shenjat dhe simptomat e mbetjeve të halalave në fyt mund të ndryshojnë, por disa nga simptomat më të zakonshme përfshijnë: Dhimbje në fyt, skuqje e fytit, frymëmarrje e vështirë, gëlltitje e vështirë, ndihma e kollës, mosmbajtja e ushqimit në fyt, djerësitje, vështirësi në të folur”, tha specialistja e mjekësisë familjare.

Halili për gjithë personat që kanë simptoma të ngecjes së halës së peshkut apelon të shkojnë tek mjeku familjar për trajtim.“Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek për një diagnozë dhe trajtim të duhur profesional. Do të ishte mirë fillimisht të lajmëroheni tek mjeku juaj familjar. Diagnostifikimi i mbetjeve të halalave në fyt zakonisht bëhet përmes ekzaminimit fizik, duke përdorur një pasqyrë për të shikuar fytin, si dhe përmes marrjes së historisë së sëmundjes së pacientit. Në disa raste, mjekët mund të kërkojnë teste shtesë për të përcaktuar shkakun e problemit”, tha ajo.

 

Kategoritë
LajmeVendi