Në fund të mandatit Kurti emëron edhe një zv.ministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Për këtë emërim ka njoftuar zyra e kryeministrit përmes një komunikate.

Kurti e uroi Arsim Ademin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Qeveria është në fund të mandatit, pasi më 9 shkurt 2025 janë shpallur zgjedhjet e rregullta

Kategoritë
LajmeVendi