Mustafë Bajrami ironizon me Blerim Latifin: Kur ‘xhahilat’ ligjërojnë para studentëve tanë

Edhe më tutje vazhdojnë debatet televizive rreth fuqisë së Vetëvendosjes që po i rritet ditë e më shumë.

Së fundmi edhe mbrëmë  u debatua për këtë temë. Opinionistët prezentë në atë emision, sidomos ata që janë kundër ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet, bënin përpjekje të vazhdueshme të denigronin fuqinë e partisë së Albin Kurtit. Ata nuk po arrijnë dot të të kuptojnë se Vetëvendosje, përtej të qenurit parti politike, ajo është një lëvizje gjithëpopullore që po shtrihet gjithandej nëpër Kosovë.

I nevrikosur nga ardhjet e shumta në Vetëvendosje të figurave me peshë në shoqërinë kosovare, Blerim Latifi dhe njerëz si ai vazhdimisht e përfolin sidomos emrin e Dr. Mustafë Bajramit.

Latifi kësaj radhe e ka quajtur Bajramin njeri vehabist. E ky i fundit, duke qenë i kujdesshëm të mos i përgjigjet shpifjeve të tilla, kësaj radhe ka reaguar me një status sarkazmik ndaj Blerim Latifit.

Bajrami ka ironizuar me shpjegimin “sociologjik-shkencor” të Blerim Latifit. Mbase, Blerim Latifin e ka quajtur “Lizozof”, si emërtim hajgareje ndaj titullit “Filozof” të cilin e parapëlqen dhe ashtu e promovon vetveten, Latifi.

“S’duhet ankuar pse jemi ndër të fundit në PISA. Dihet mirëfilli, studentëve tanë u ligjërojnë xhahila të species Blerim Latifi”, ka thënë në fund të shkrimit të Ttij Mustafë Bajrami.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Mustafë Bajramit:

Në shenjë falënderimi për miqtë e mi të cilët herëpashere më dërgojnë linqe sa për tu dëfryer.

Profesori universitar, lizozofi i Kosovës (lexo: fillozofi), duke i bërë Vetëvendosjes ‘një analizë sociologjike’?, tha: Albin Kurti është sikur Hashim Thaçi, po e ndjek rrugën e tij dhe po e imiton atë. Ndërsa për VV-në erdhi me konstatimin shkencor-sociologjik se është kopje e PDK-së. (Mos harroni, miq, ky lizozof-urtak dikur ka qenë truri i PDK-së. Ka qenë këshilltar i të parëve të PDK-së)!

E tani valla ankohemi pse të fundit në PISA! Boll mirë jemi kur xhahila të këtij lloji edhe më tutje ligjërojnë para studentëve tanë….!

Kategoritë
LajmeVendi