Murati tha se rritja ekonomike në tremujorin e dytë 4.27%, Kurti ia shpërndan postimin: Përtej projeksioneve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje tha se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së”.

Ai tha se ka performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%

“Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë. Ky është sinjal që politikat e qeverisë sonë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë”, tha ministri dje.

Sot kësaj deklarate i ka bërë jehonë kryeministri Albin Kurti, duke thënë se ishte “përtej projeksioneve”.“Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, shkroi Kurti,

Kategoritë
LajmeVendi