Transporti urban në Tiranë është solidarizuar me Ukrainën e cila prej 5 ditësh ndodhet nën sulmin ushtarak të Rusisë.
Në fotot e siguruara nga ABC, konkretisht mjetet e transportit urban të linjës Kombinat-Kinostudio kanë vendosur në pjesën e përparme flamurin e Ukrainës.
Ditën e djeshme qytetarë të shumtë në Tiranë u mblodhën në protestë para ambasadës ruse duke shprehur solidaritetin e tyre me Ukrainën.

















