Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë fillon vizitën zyrtare në Shqipëri

Kryeministri Rama ka pritur në takim ministrin turk Pakdemirli në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe zyrtarë të tjerë

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, ka filluar vizitën zyrtare njëditore në Shqipëri, ndërkohë është takuar me kryeministrin Edi Rama, raporton Anadolu Agency(AA).

Kryeministri Rama ka pritur në takim ministrin turk Pakdemirli në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe zyrtarë të tjerë.

Pas takimit me kryeministrin Rama, ministri Pakdemirli do të realizojë takim edhe me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Pas takimeve me zyrtarët në Tiranë, ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, do të vizitojë Qarkun e Shkodrës, ku Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të shpërndajë ndihma për fermerët në zonat e përmbytura në muajit e fundit.

Kategoritë
LajmeRajoni