Miku i Faton Hajrizit: Ja çka më bën të dyshoj që ai mund të jetë gjallë

Erkin Morina, një mik i Faton Hajrizit, ka thënë se dyshon që Faton Hajrizi është vrarë në Serbi të premten.

Morina, në një deklarim për Kosova Today, tha sot se dyshimet e tij bazohen te fakti që institucionet shtetërore serbe ende nuk e kanë identifikuar viktimës dhe se ende nuk e kanë kthyer kufomën e tij në vendlindje.

Morina tha se Faton Hajrizin e kujton si shok besnik dhe njeri të mirë.

“Unë e mbaj mend si një shok besnik, i cili gjithmonë i ka treguar parimet e tij të burrnisë. Ajo që më ka bërë përshtypje është se gjatë kohës në burg, ai ka qenë i interesuar t’i kthehej jetës familjare dhe ka pasur ambicie që ta përfundojë edhe fakultetin pasi që e kreu shkollën e mesme”, u shpreh Morina

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha të premten se personi i vrarë në Lloznicë të premten në mesditë është identifikuar si Faton Hajrizi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi