Televizioni turk Haberler transmetoi foto nga hoteli ku po qëndronin turistët shqiptarë në Stamboll, para se të niseshin për në shtëpi dhe 45 prej tyre u digjën në një nga autobusët e Besa Trans pranë Strumës në Bullgari.
Në kamerat e sigurisë sekondë pas sekonde janë regjistruar momentet kur pasagjerët kanë dalë nga hoteli në Stamboll dhe kanë hipur në autobusë. Turistët, përfshirë fëmijët, presin autobusët e tyre përpara hotelit.
Ibrahim Dalan, punonjës në një hotel tjetër që pret turistët e sjellë nga e njëjta kompani, tha: “Shqiptarët erdhën në hotelin tonë të premten dhe të shtunën. “Grupi fatkeq u largua edhe të hënën. Këto grupe vijnë tek ne dy ditë në javë. Ata i ndajnë turistët pjesë pjesë në hotele”, tha ai.