Maqedoni e Veriut: Sot pritet nënshkrimi i marrëveshjes për 200 mijë vaksina kineze kundër COVID-19

Sipas paralajmërimeve të autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë  Veriut, sot pritet të nënshkruhet kontrata për furnizim me 200 mijë vaksina kineze kundër COVID-19.

Me këtë lloj të vaksinës pritet të nisë imunizimi kundër COVID-19 në Maqedoni, ku fillimisht pritet të vaksinohen 100 mijë qytetarë.

Deri në 2,500 qytetarë pritet të vaksinohen çdo ditë. Për çdo qytetar që do të marrë dozën e parë do të rezervohet menjëherë dhe e dyta që duhet të merret pas 21 ditësh.

Përveç vaksinave kineze, Maqedonia e Veriut ka siguruar edhe 800 mijë vaksina përmes sistemit COVAX, ndërsa për po kaq doza po diskutohet për marrëveshje direkte me kompaninë “Pfizer”.(ALSAT)

Kategoritë
LajmeRajoni