Maqedoni e Veriut, numri i të infektuarve me COVID-19 tejkalon shifrën 100 mijë

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 13 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 3.098

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 725 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 100.632, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 13 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 3.098.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 90.311, përfshirë 215 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 7.223.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.342 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 509.720.

Kategoritë
LajmeRajoni