Maqedoni e Veriut, 404 raste të reja dhe 8 viktima nga COVID-19

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore në vend kanë kryer 468.845 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.727 teste të kryera brenda ditës së fundit

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 404 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 94.599 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar tetë viktima të tjera nga virusi, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 2.916.

Po ashtu janë regjistruar 101 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë gjithsej janë shëruar 83.735 pacientë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 468.845 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.727 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 7.948.

Kategoritë
LajmeRajoni