Maqedoni e Veriut, 24 viktima dhe 999 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 113.929, ndërsa ai i viktimave në 3.364

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 viktima dhe 999 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 113.929, ndërsa ai i viktimave në 3.364.

Institucionet shëndetësore kanë regjistruar 543 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 98.676 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 571.068 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.627 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 11.889 raste aktive me COVID-19.

Kategoritë
LajmeRajoni