Maqedoni e Veriut, 13 të vdekur dhe 582 raste të reja me COVID-19

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 90.685, përfshirë 374 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 7.418

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 582 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 101.214, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 13 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 3.111.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 90.685, përfshirë 374 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 7.418.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.972 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 512.692.

Kategoritë
LajmeRajoni