Maqedoni e Veriut, 11 të vdekur dhe 347 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut arriti në 90.471, ndërsa numri i viktimave në 2.779

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 347 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 90.471, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 11 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.779.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 76.423, përfshirë 378 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 11.269.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.013 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 441.134.

Kategoritë
LajmeRajoni