Maqedoni e Veriut, 10 të vdekur dhe 302 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit u regjistruan 10 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.841

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 302 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 92.193, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 10 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.841.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 80.837, përfshirë 444 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 8.515.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.024 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 452.019.

Kategoritë
LajmeRajoni