Maqedonci: Prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Türkiye do të jenë adresa më e shpeshtë e blerjeve nga Kosova

Ministri Maqedonci gjatë takimeve në Türkiye është njohur dhe informuar me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe mbrojtjes së hapësirës ajrore.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës zyrtare në Türkiye, ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e Agjencisë së Industrisë të Mbrojtjes së Republikës së Türkiyes, si dhe me prodhues të sistemeve ushtarake, me disa prej të cilëve janë prokuruar sisteme të armatimit dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ministri Maqedonci gjatë këtyre takimeve është njohur dhe informuar me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe mbrojtjes së hapësirës ajrore.

“Ministri theksoi se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Türkiye kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit nga Republika e Kosovës sepse Kosova dhe Türkiye janë aleatë dhe partnerë strategjikë, për mbrojtje e siguri dhe për qëndrueshmëri e paqe”, thuhet në njoftim.

Ministri kosovar Maqedonci, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Türkiye, u prit gjatë javës në takim edhe nga homologu i tij turk Yaşar Güler, me të cilin nënshkruan marrëveshje për rritjen e kuotave për trajtimin e ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në institucionet mjekësore ushtarake të Türkiyes.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi