Mali i Zi hap kufijtë, lëvizje pa test PCR

Qytetarët që do të duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi nuk do të kenë nevojë për certifikatën PCR apo testin e tamponit.

Njoftimi u dha nga Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovinić Bojović.

Ndërkohë gjatë fundjavave do të lejohet edhe  lëvizja ndërqytetase.

“Falë qytetarëve dhe respektimit të  masave nga ana e tyre, situata është më e mirë para fillimit të festave të Vitit të Ri,” tha Borovinić Bojović.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galic, tha se kurba epidemiologjike ka një karakter të qëndrueshëm “.

“Megjithëse kishte rreziqe të mëdha epidemiologjike gjatë pushimeve të Vitit të Ri. Numri i përgjithshëm i pacientëve është 52,431, aktualisht 9,492, 356 të shtruar në spital dhe 42,214 të shëruar,” tha Galic.

Lidhur me vaksinën, ajo tha se qëllimi është që vaksina e parë që do të vijë në Malin e Zi të jetë një vaksinë me një certifikatë evropiane.

Ajo tha se vaksinat nga prodhuesit kinezë dhe rusë po konsiderohen gjithashtu në mënyrë aktive dhe se është e rëndësishme të ndërtohen marrëdhënie bilaterale edhe me ta.

“Unë nuk mund të njoftoj datën e saktë të mbërritjes së vaksinave, ne jemi duke punuar  dhe një  informacion të saktë mund të kemi  në 10-15 ditët e ardhshme” tha Ministrja duke shtuar se janë në negociata me Pfizer dhe AstraZeneca.

Ndërkohë Ministrja njoftoi se festimi i Vitit të Ri sipas kalendarit Julian, me 13 janar,  është i ndaluar si në ambjente të mbyllura ashtu dhe në të hapura.

Shërbimet e hotelerisë do të të jenë të hapura më 13 janar, por çdo festim është i ndaluar.

Puna e ambienteve të hotelierisë, shtoi ajo, është akoma nga ora 7 deri në 20, por është e ndaluar të interpretohet muzikë live.

Kategoritë
LajmeRajoni