Lojtari i Manchester City vendosi në ankand fanellën e tij për operacionin e një vajze

Fushata e Gundoganit do t’i mundësojë familjes së vajzës të marrë fonde për operacionin në Turqi.

Mesfushori gjerman i klubit të futbollit Manchester City, me origjinë turke, Ilkay Gundogan të enjten vendosi në ankand fanellën e tij për të ndihmuar një vajzë të re që luftonte me një çrregullim të rrallë të skeletit,.

“Oferta tani për fanellën time (të shqyer) që kam veshur në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund! Të ardhurat shkojnë për Dilaran 8-vjeçare, e cila po lufton kundër një sëmundjeje të rrallë. Le ta bëjmë të mundur operacionin për të shpëtuar jetë!”, tha Gundogan në Twitter.

Dilara Abanoglu u diagnostikua me sëmundjen Ollier pasi një tumor u zbulua në nyjen e saj të majtë të gjurit kur ajo ishte një vjeçe. Nëse ajo nuk merr trajtimin e nevojshëm, këmba e saj mund të amputohet.

Fushata e Gundoganit do t’i mundësojë familjes së vajzës të marrë fonde për operacionin në Turqi.

“Ka shumë pak mjekë në botë që mund të operojnë Dilaran”, tha Gundogan në ueb faqen e klubit.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund, Gundogan luan për Manchester City që nga viti 2016.

Kategoritë
Sport