Gazetari Mentor Buzhala ka reaguar pas sulmit të RTK-së drejtuar mediumeve Nacionale dhe Periskopi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se AGK-ja duhet urgjentisht të mblidhet dhe të marrë vendim për protestë nesër para Qeverisë.
“Pika kryesore e vendimit duhet të jetë thirrja ndaj gazetarëve për të bojkotuar të gjitha aktivitetet e Qeverisë deri sa kryeministri të dalë me një distancim të qartë ndaj linçimeve që po bëhen ndaj mediave të caktuara, ku nesër cak i tyre do të jenë gazetarët. Nëse nuk thirret protestë masive për këtë rast, kur duhet?”, ka shkruar Buzhala.
Ai ka thënë se sulmet dhe linçimet ndaj mediave janë të papranueshme dhe kërkojnë veprim të menjëhershëm.