Letrat e Princeshës Diana u shitën ankand për 67.900 sterlina

Letrat e shkruara me dorë nga Princesha e ndjerë e Uellsit, Diana, të ruajtura për 24 vjet, u shitën në ankand.

Letrat e Dianës, në të cilat ajo i referohej Mbretëreshës Elizabet si “bosi” dhe i ka shkruar me dorë, u shitën për 67 mijë e 900 sterlina.

Koleksioni përfshin 36 letra nga Lady Diana, të shkruara për mikun e familjes Roger Bramble midis viteve 1990 dhe 1997.

Në këtë letërkëmbim Diana flet gjithashtu për procesin e divorcit me Princin Charles dhe problemet e saj pas tentativës së saj për vetëvrasje në 1993.

Të ardhurat nga ankandi do të dhurohen për organizata të sponsorizuara nga Diana dhe Bramble, të tilla si Baleti Kombëtar Britanik dhe Orkestra Simfonike e Muzikantëve të Rinj.

Kategoritë
Të ndryshme