Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda

Lëkundje tërmeti në Shqipëri.

Para pak çastesh vendi është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës rihter.

Sipas EMSC, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 20 km në perëndim të qytetit të Laçit dhe 28 km në veri të Durrësit.

Ndërsa sipas asaj që raporton IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë 7 km nga qyteza e Thumanës.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton gjithashtu se thellësia e lëkundjeve ka qenë 19 km.

Tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë.

Kategoritë
LajmeRajoni