“Nuk po bëjnë asgjë as komuna, as ministria, vetëm premtime koti. Na pranojnë kur ne dërgojmë ftesa por gjithmonë na shohin me dhembshuri, hajt se gjynah, por nuk marrin asnjë hap”.
Kështu u shpreh nxënësi dhe kryesuesi i grupit avokues, “Hëna”, Eldin Gashi, në konferencën për media “Arsimi në rënie të lirë”, e organizuar nga KOMF, dedikuar arsimit në Kosovë, veçanërisht kushteve për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Drejtoresha Ekzekutive e KOMF-it, Donjetë Kelmendi, ka bërë thirrje që Qeveria dhe komunat të punojnë më shumë për përmirësimin e kushteve të arsimit dhe rritjen e numrit të psikologëve dhe pedagogëve, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se numri i vogël i tyre, rreth 200 sosh në tërë Kosovën, nuk mund t’i mbështesë të gjithë fëmijët.
“Konsiderojmë që ka nevojë të punohet më shumë, sidomos në nivelin qendror me te gjitha komunat që të jenë me funksionale. Kemi numër tepër të vogël të mësuesve mbështetës. Po aq i vogël është edhe numri i psikologëve dhe pedagogëve, rreth 200 sosh në gjithë Kosovën. Ky numër nuk mund të arrijë të mbështes të gjithë fëmijët. Mënyra se si janë sistemuar dhe shpërndarë 150 asistente nga Ministria e Arsimit nuk i përmbush as për së afërmi nevojat për këta fëmijë”.
“Shërbimet rehabilituese nuk janë në institucione, i ftojmë institucionet që të kenë me shumë kujdes në qasjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Pas çdo vlerësimi, komuna e ka obligim që të plotësojë kushtet e fëmijëve. Konsiderojmë që kemi nevojë që të shtohen pedagogë dhe psikologë, dhe duhet të kushtohet shumë rëndësi identifikimi i fëmijëve më kohë të hershme”, ka thënë Kelmendi.
Nndërsa, nxënësi dhe kryesuesi i grupit avokues, “Hëna”, Eldin Gashi, ka thënë se përkundër takimeve të shumta me krerët institutcionalë, nuk po ndërmerret asnjë hap për përmirësimin e kushteve të tyre.
Madje, ai ka thënë se kanë marrë vetëm “premtime koti” e se “na pranojnë kur ne dërgojmë ftesa por gjithmonë na shohin me dhembshuri, hajt se gjynah, por nuk marrin asnjë hap”
“Këto sfida dhe pengesa po i përjetojmë çdo ditë edhe pse po kemi takime me kryeministrin, ministren e arsimit dhe të shëndetësisë. Por, nuk po marrin një hap më konkret, së pari ne nuk kemi shëndet të mirë sepse një fëmijë nuk mund të qëndrojë 8 orë apo orari gjithë-ditor, pengesë tjetër është transporti, po ashtu është qasje dhe e dimë që gjithmonë nuk bëhet një hap mirë për neve”, ka thënë ai, raporton EO.
“Në rrugë e trotuare nuk po bëjnë asgjë as komuna, as ministria, por vetëm premtime koti. Na pranojnë kur ne dërgojmë ftesa por gjithmonë na shohin me dhembshuri, hajt se gjynah, por nuk marrin asnjë hap. Ka shume shkolla qe kanë pjerrina por ato pjerrina janë të dëmtuara dhe një fëmijë nuk mundet me hi pa i ndihmuar. Po ashtu edhe asistenti personal kur kemi bërë takime me Nagavcin na ka premtuar 400 asistencë për rreth dy vite nuk i ka bërë 200 asistencë. Nevojat e fëmijëve janë të shumta, po ashtu pengesa tjetër janë tualetet e qasshme po ashtu po i mbajnë me qelës dhe po thonë i kemi për fëmijët me nevoja të veçanta dhe nuk ka gjithëpërfshirje”,