Kurti takohet me O’Brien, Kasanof e Lajcak në Nju Jork: Kosova konstruktive, Marrëveshja e Aneksi duhet zbatohen të plota

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla Schwarz kanë takuar në Nju Jork dy zyrtarët e lartë të SHBA-së, Ndihmës Sekretarin Për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Jame O’Brien, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Express.

Kurti i ka pritur të tre diplomatët e huaj në konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Sipas një komunikate nga zyra për media e kryeministrisë, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Kurti në këtë takim ka thënë se Kosova është e përkushtuar dhe angazhohet në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut  dhe ka thënë e Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i saj i implementimit duhet të zbatohen të plota.Në takim është diskutuar edhe për përvjetorin jubilar të Procesit të Berlinit dhe për bashkëpunimin rajonal.

Kategoritë
LajmeVendi