Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të martën në platformën X se kanë rishikuar progresin mbi Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së gjatë një takimi me Komitetin e Përbashkët Drejtues.
Kurti ka theksuar arritjet kryesore të këtij bashkëpunimi, duke përfshirë përfundimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë dhe përafrimin e prioriteteve kombëtare me ato të agjencive të OKB-së.
“Sot, me Komitetin e Përbashkët Drejtues, rishikuam progresin mbi Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së. Disa nga pikat kryesore përfshijnë përfundimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë dhe përafrimin e prioriteteve tona kombëtare — si transformimi dixhital dhe lufta kundër pabarazisë — me agjencitë e OKB-së,” tha Kurti.