Kurti: Për tre vjet nga shtesat përfituan 60 mijë nëna e 410 mijë fëmijë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për politikën qeveritare për të mbështetur financiarisht fëmijët dhe nënat lehona.

Kurti ka thënë se për tre vjet 60 mijë nëna të reja dhe mbi 410 mijë fëmijë deri në moshën 16 vjeçare kanë përfituar nga kjo politikë.

“Sot tre vjet më parë, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati prezantuam bashkë shtesat për nënat lehona dhe fëmijët. Prej atëherë afër 60 mijë nëna të reja dhe mbi 410 mijë fëmijë deri në moshën 16 vjeçare kanë përfituar mbështetje nga shteti që përkujdeset për ta. Kemi edhe efekte tjera pozitive mbi rezultatet e dobishme të synuara: 100 mijë gra hapën xhirollogari bankare për herë të parë”.

“Nga premtimi zgjedhor, në zotim programor, shtesat për lehona dhe fëmijë tashmë janë trashëgimi e pakthyeshme e këtij mandati tonë qeverisës”, ka shkruar Kurti, të martën.

Kategoritë
LajmeVendi