Kurti për takimin me O’Brien: Biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimet që ka zhvilluar në Nju Jork.

Ai thotë se ka zhvilluar biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen, me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, dhe me homologun kroat e drejtues të shteteve tjera.

Pesë takime tjera të rëndësishme për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja, në ditën e tretë të qëndrimit në New York.

Biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Kurti edhe dje njoftoi në llogarinë e tij në platformën “X”, për takimin me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, ku tha sekanë diskutuar për dialogun, teksa ka thënë se ka theksuar nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si dhe zbatimin, shkruan Reporteri.net.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Ndihmës Sekretarin Jim O’Brien, të cilit iu bashkua Përfaqësuesi Special i BE-së @MiroslavLajcak. Diskutuam për dialogun si dhe bashkëpunimin rajonal përpara 10 vjetorit të procesit të Berlinit. Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres. Rikonfirmova gjithashtu përkushtimin e vendit tonë për bashkëpunim, prosperitet të rajonit, të drejta të barabarta dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe një shoqëri shumëetnike të lulëzuar”, ka shkruar Kurti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi