Kurti në Samitin e Berlinit jep një lajm të rëndësishëm për Bosnjën: Ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin zyrtar të kandidatit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke përfaqësuar Kosovën në Samitin e Berlinit.

Me këtë rast, Kurti ka ndarë detaje nga adresimi që pati në këtë samit.

Kurti tha se dhjetë vonë më vonë nga nisja e Samitit të Berlinit, siguria e Evropa nuk ka ndryshuar për të mirë, por përgjigja ndaj invazionit të Rusisë në Ukrainë ka qenë ndryshe.

Kurti theksoi se Procesi i Berlinit po luan një rol në përafrimin e vendeve të rajonit tonë bashkë dhe drejt Bashkimit Evropian.

“Përgjatë një dekade, në Procesin e Berlinit është shënuar progres domethënës ,por nevojiten më shumë veprime. Një paradoks u paraqit në janar të këtij viti, kur shtetasit e Kosovës mund udhëtojnë pa vizë në BE, por ende u mungonte liria e lëvizjes në Bosnjë dhe Hercegovinë”,theksoi ai.

Ai tha se duhet të ruhemi nga ndikimi i huaj, veçanërisht nga Kina, që ka investuar thellë në fqinjën tonë verior, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu kryeministri Kurti tha se nga janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës, do të lejojë në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Adresimi i plotë:

Adresimi im në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit:

I nderuar Kancelari Scholz,

E nderuara Presidentja von der Leyen,

Anëtarë të Procesit të Berlinit,

  1. Procesi i Berlinit filloi në gusht të vitit 2014, pak pasi zgjerimi i BE-së pauzoi dhe Rusia aneksoi Krimenë.
  2. Dhjetë vjet më vonë, siguria e Evropës nuk ka ndryshuar për të mirë, por përgjigjja ndaj invazionit të Rusisë në Ukrainë ka qenë ndryshe. Ukraina, Moldova dhe Gjeorgjia janë kandidatë të BE-së, Suedia dhe Finlanda i janë bashkuar NATO-s dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë përsëri në agjendën e BE-së.
  3. Qe një dekadë, Procesi i Berlinit po luan një rol në përafrimin e vendeve të rajonit tonë bashkë dhe drejt BE-së. Pavarësisht sfidave të brendshme dhe të jashtme, Procesi i Berlinit mbetet një forcë shtyse për integrimin evropian dhe fija që i mban të lidhura gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është ajo çka e njohim dhe festojmë këtu në Berlin.
  4. Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) është një nga të arriturat më të mëdha të këtij procesi. Një momentum i ri është fituar pas kapërcimit të ngërçit brenda CEFTA-s. Tash mund të përparojmë me një ritëm të ndryshëm, me barazi në qendër dhe qytetarët si përfituesit e fundit.
  5. Plani i Rritjes i BE-së është tani një Agjendë e miratuar e Reformave; zbatimi i tij duhet të ndjekë një qasjen e “garës për në majë”.
  6. Përgjatë një dekade, në Procesin e Berlinit është shënuar progres domethënës ,por nevojiten më shumë veprime. Një paradoks u paraqit në janar të këtij viti, kur shtetasit e Kosovës mund udhëtojnë pa vizë në BE, por ende u mungonte liria e lëvizjes në Bosnjë dhe Hercegovinë.
  7. Përderisa entiteti i Republikës Serbe refuzon ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, të cilën vendi im ishte i pari në rajon që e ratifikoi në parlament, unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës, do të lejojë në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.
  8. Lidhshmëria është e domosdoshme për Procesin e Berlinit, por duhet të ruhemi nga ndikimi i huaj, veçanërisht nga Kina, e cila ka investuar thellë në fqinjën tonë verior, duke nënshkruar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë dhe një zotim për një të ardhme të përbashkët me Kinën.
  9. BE-ja duhet të sigurohet që fondet e BE-së janë të lidhura me vlerat e BE-së – është Procesi i Berlinit ai që e afron rajonin tonë me BE-në, jo “Procesi i Pekinit”, i cili çon drejt BRICS-it.
  10. Kosova ka qenë dhe do të jetë një zë për arsye dhe një flamurtar në këtë Proces, por nuk duhet të qëndrojmë të vetëm në shtyrjen përpara dhe mbrojtjen e vlerave themelore të BE-së.

Kancelar Scholz,

Presidente von der Leyen,

Pas dy muajsh do të shënojmë dy vjet prej kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE. Ndërsa ne deklarojmë se zgjerimi është përsëri në agjendë, ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin zyrtar të kandidatit. Në 3.5 vjetët e fundit, kemi shënuar rritje të jashtëzakonshme ekonomike, progresin demokratik dhe qëndrueshmërinë institucionale, duke menaxhuar suksesshëm disa kërcënime serioze të sigurisë. Njohja e përparimit dhe të arriturave të Kosovës po ashtu afirmon përkushtimin e BE-së ndaj zgjerimit dhe vlerave të saj.

Ju falemnderit./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi