Kurti: Me RMV-në s’kemi mosmarrëveshje, jemi miq e kemi bashkëpunim të hapur

Ka nisur tashmë mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në fjalën e tij hyrëse, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me Maqedoninë e Veriut s’kanë mosmarrëveshje, pasi siç tha ai janë miq dhe partnerë të mirë, si dhe komunikimi me ta është i hapur.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se ky takim i sotëm mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka rëndësi pasi po bëhet pikërisht në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Më lejoni të theksoj se Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë, e jemi miq e partnerë. Takimi i sotëm ka edhe një rëndësi simbolike që përkon me 15 vjetorin e vendosjes së marrëdh8ineve diplomatike mes dy vendeve tona”, tha Kurti.

Ai theksoi se në këto 15 vite, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume, ndërsa shtoi se sot pritet që të nënshkruajnë dhe dy memorandume e një protkoll.

“Gjatë këtyre viteve kemi nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume, por ajo që duhet të theksojmë më shumë është zbatimi i tyre i plotë. Sot do të nënshkruajmë edhe dy memorandume dhe një protokoll, sikurse energjia, arsimi dhe lehëtsimi i lëvzijes së lirë”, tha ai.

/Reporteri.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi