Kurti: Gjatë qeverisjes sime, ekonomisë ia kemi shtuar mbi 1 miliard euro për çdo vit

Partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë për planifikimin e ndarjeve buxhetore për vitin 2024.

Kurti tha se gjatë qeverisjes së tij ekonomisë së vendit ia kanë shtuar mbi 1 miliardë për çdo vit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Së pari më lejoni ta them që qeverisjen tonë janë dyfishuar edhe eksportet edhe investimet e huaja. Eksportet kanë qenë të pakta por sidomos deficiti tregtar ka qenë i lartë. Më tej ekonomisë gjatë kësaj qeverisje ia kemi shtuar mbi 1 miliardë për çdo vit. Në vitin 2020 brutoprodukti vendor ka qenë 6.667 miliardë euro. Në vitin e ardhshëm është mbi 10 miliardë euro. A e dini çka do të thotë që brutoprodukti vendor i një vendi të rritet për gati 50 përqind për gati 4 vjet. Është shumë e vështirë të gjeni në histori e në botë shembuj të tjerë ku burto produkti vendor rritet për gati 50 përqind për më pak se 4 vjet”, tha Kurti.

E kritikave të opozitës se ky është buxhet i varfërisë e do të ndikojë në braktisjen e mëtejshme të vendit, kryeministrit Kurti u është përgjigjur duke thënë se ka migrim, por nuk mendon se do të ketë zbrazje të Kosovës pas 1 janarit, kur liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Unë nuk mendoj se po zbrazet Kosova. Ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit sepse ju e dini shumë mirë se ata që do të shkojnë tani pa nevojë për vizë në zonë Schengen duhet të kthehen. Ata nuk shkojnë sikurse në vitit e 90-ta kur kemi qenë të okupuar për azil politik ose ekonomik, ose të dyja këto. Ata shkojnë dhe unë jam i bindur që kjo i ndihmon shumë komunitetin e biznesit dhe studentët tanë, por shkojnë për tu kthyer sepse ashtu kështu i kanë vetëm 90 ditë brenda 180 ditëve për qëndrim atje”, ka shtënë Kurti ndër të tjera në seancën e Kuvendit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi