Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA që do të mbahen këtë nëntor kanë nxitur diskutime të shuma.
Së fundmi rreth kësaj tematike në një intervistë dhënë gazetës amerikane Financial Times ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
I pyetur rreth raporteve me SHBA-të dhe mundësisë së rikthimit në pushtet të ish-presidentit, kandidat aktual për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, Kurti ka thënë se do të punonte me këdo që do ta merrte postin, përcjell lajmi.net.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka shtuar se potencuar se Kosova ka pasur gjuhë të përbashkët me administratën e ish-presidentit Donald Trump, përfshirë edhe thirrjen për vendet evropiane të NATO-s që të rrisin investimet dhe shpenzimet për mbrojtje.
Kurti ndërkaq ka folur edhe për BE-në ku ka thënë se vendosja e ekzekutivit të ri këtë vjeshtë do të krijojë një shans për t’u ri fokusuar në rolin “agresiv” të Serbisë në rajonin e Ballkanit, në vend të qasjes që sipas tij ka qenë tejet e “butë” ndaj Beogradit nga BE-ja së fundmi./Lajmi.net /