Kryetari i Fenerbahçes, Ali Koç, pozitiv në COVID-19

Ali Koç është në gjendje të mirë dhe po vazhdon trajtimin në shtëpi, tha klubi

Kryetari i klubit sportiv Fenerbahçe, Ali Koç, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19)

“Testi i kryetarit, Ali Koç, ka rezultuar pozitiv”, tha klubi verdh-e-kaltër në një deklaratë.

“Gjendja e kryetarit është e mirë. Ai gjendet në izolim dhe po vazhdon trajtimin në shtëpi”, theksohet më tej.

Kategoritë
LajmeSport