Kryeparlamentari turk viziton Xhaminë e Et’hem Beut që po restaurohet nga TIKA

Gjatë vizitës ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe zyrtarë të tjerë, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan, e informoi kreparlamentarin Şentop rreth punimeve restauruese

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, pas takimeve me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, ka vizituar Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë që po restaurohet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe monumente të tjera, raporton Anadolu Agency(AA).

Kryeministri Rama takon kryeparlamentarin turk

Pas shëtitjes në sheshin “Skënderbej”, kryeparlamentari turk dhe delegacioni që ai kryeson vizituan xhaminë historike të periudhës osmane.

Gjatë vizitës ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe zyrtarë të tjerë, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan, e informoi kreparlamentarin Şentop rreth punimeve restauruese të cilat janë drejt fundit.

Xhamia Et’hem Beu po restaurohet nga TIKA së bashku me disa monumente të tjera osmane në Gjirokastër dhe Berat.

Ndërkohë, Şentop vizitoi edhe Kullën e Sahatit, si dhe Kalanë e Tiranës dhe muzeun Bunk’art 2 që tregon aktivitetin e institucioneve policore të regjimit komunist.

Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare në Shqipëri, kryeparlamentari i Turqisë u takua me presidentin Ilir Meta, homologun e tij Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama.

Në takimet me zyrtarët e lartë të Shqipërisë u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ndihmën e Turqisë ndaj Shqipërisë në sektorë të ndryshëm.

Kategoritë
LajmeRajoni