Kritika të shumëta për testin e anusit në Kinë

Në Kinë, vendi ku ndodhi për herë të parë epidemia e koronavirusit, mjekët argumentojnë se testi i anusit është shumë i suksesshëm.

Testi i anusit, i cili u aplikua së pari për njerëzit që vijnë nga jashtë dhe njerëzit nën karantinë e detyrueshme në hotele për të luftuar koronavirusin në Kinë, filloi të përdoret në rajone ku rreziku i përshkallëzimit të epidemisë është i lartë.

Në rajonin Daxing në jug të kryeqytetit Pekin, më shumë se një mijë mësues dhe studentë iu nënshtruan testeve të anusit përveç testeve të hundës dhe fytit.

Pas provës, u vu re se studentët dhe mësuesit kishin vështirësi në ecje

Ndërsa testi i anusit në Kinë ka marrë kritika të forta në mediat sociale me arsyetimin se është “poshtërues” dhe “i turpëruar” por mjekët argumentojnë se ky test është më i besueshëm.

Kategoritë
BotaLajme