Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi ka thënë se armiku kryesor i popullit të Kosovës në këto katër vite është qeveria, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në postimin e bërë në Facebook, Krasniqi ka thënë se qeveria e ka katandisur dialogun si dhe ka rrënuar marrëdhëniet me aleatë, derisa shton se sanksionet do të thellohen derisa Kurti të largohet nga pushteti.
“Është e pashpjegueshme kritikat e miqve tanë edhe me fjalor jo diplomatik. E kanë katandisur dialogun, katandisje edhe në integrimet evropiane, rrënoi marrëdhëniet me aleatë dhe është e kuptueshme që sanksionet do të thellohen deri sa ky kryeministër ta largohet sepse është bërë armik i aspiratave tona shumëvjeçare”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
Krasniqi thotë se më 9 shkurt është dita kur populli do ta largoj nga zyra Kurtin, të cilin ajo e quan mashtrues dhe demagog që i ka shkaktuar dëme vendit.
“9 shkurti është dita kur populli i Kosovës do ta largoj nga zyra e kryeministrit këtë mashtrues dhe demagog që Kosovës i ka shkaktuar dëme të parikuperueshme.
Vetëm me Lidhjen Demokratika ruhen vlerat e miqësisë së përhershme me ShBA dhe me vizionin e qartë të LDK-së do të bëhemi anëtar në NATO dhe BE”, ka shkruar Krasniqi.
/Reporteri.net/