Kosovë-Suedi, caktohen gjyqtarët

Këtë të diele, Kosova do të filloj rrugëtimin drejt Botërorit “Katar 2022”, ku do të zhvilloj ndeshje kundër Kombëtares së Suedisë, përballje kjo në kuadër të Grupit B.

“Dardanët” e fillojnë këtë kompeticion si vendas, ku të dielën zhvillojnë ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, përcjell KosovaPress.

Ndërsa sot janë caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë për ndeshjen kundër Suedisë, ku gjyqtar kryesor do të jetë Tamas Bognar, i cili do të ketë në ndihmë asistentët Balazs Buzas dhe Peter Kobor, të gjithë nga Hungaria.

Kategoritë
LajmeSport