Padyshim që stina e verës në Kosovë shënohet me entuziazëm e energji për shkak të mërgimtarëve që vijnë të kalojnë këtu pushimet e tyre vjetore.
Mirëpo, edhe këtë vit sikur vitet paraprake hyrja në Kosovë nga pikat kufitare shoqërohet me pritje të lodhshme e kolona të gjata të automjeteve.
Dheu i Bardhë renditet si pikë kalimi i cili shoqërohet me kohëzgjatjen më të gjatë për hyrjen në Kosovë, rreth dy orë pritje, pasuar nga Vërmica, Glloboqica, Merdari e Jarinja.
Ndërkaq, kohëzgjatje më e shkurtër shënohet në pikë kalimin në Hanin e Elezit, Qafë Morinë, Qafë Prush e Bërnjakë.
Fotoja më poshtë për informacionet e detajuara: