Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e grave ka shënuar fitore.
Lojtaret kosovare kanë arritur të marrin fitore në Prishtinë, në përballjen kundër Armenisë, shkruan lajmi.net.
Kosova ka arritur të shënojë fitore me rezultatin 2:1, me përmbysje, pasi pa veten në disavantazh.
Kosovaret pësuan në minutën e 77’, kur Blerta Smaili dërgoi topin në rrjetën e saj pas një mos-koordinimi me portieren tonë.
Por, Valentina Metaj e Donjeta Halilaj reaguan shpejtë për të përmbysur armenet.
Metaj shënoi në minutën 78’, kurse Halilaj në minutën e 87’.
Kosova shkon në kuotën e shtatë pikëve në nëntë ndeshje, për pozitën pesë në grup. Armenia mbetet pa pikë në pozitën e fundit (gjashtë).