Kosova e arreston dhe i cakton paraburgim të dyshuarit F.K për vrasje, Maqedonia e Veriut e kërkonte përmes INTERPOL-it

Gjykata Themelore e Ferizajt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit për F.K I kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtare, meqë ka dyshim të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mire se kundër të pandehurit është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesa të datave 25 korrik 2008 të shtetit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të veprës penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

(KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Gjykata në njoftim sqaron se personi i arrestuar F.K, dyshohet që veprën penale e ka kryer në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe I njejti është arrestuar më datën 18 korrik nga Policia e Kosovës në Kaçanik.  Gjykata, bazuar në kërkesën e prokurorit, ia ka caktuar 40 ditë paraburgim të njëjtit.“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform nenit 22 paragrafi 1 të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështje Penale (Ligji nr. 04/L-213) dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej katër dhjetë (40) ditëve.

Kategoritë
LajmeVendi