Koeman komenton formën e Zlatan Ibrahimovic

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman e ka vlerësuar shumë sulmuesin e Milanit Zlatan Ibrahimovic i cili po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme me gjigantin italian.

Trajneri holandez foli në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së parë gjysmë finale të Barcelonës në Copa del Rey me Sevillan.

Koeman u pyet për Zlatan Ibrahimovic i cili shënoi golin e tij të 500-të dhe 501-të javën e kaluar, përcjell KosovaPress.

“Unë nuk jam i befasuar, kam punuar me të në Ajax dhe cilësitë e tij ishin të qarta tashmë,” tha trajneri i Barcelonës.

“Ai ka provuar të jetë një nga sulmuesit më të mirë atje, pavarësisht moshës së tij, ai është ende me të vërtetë i mirë. Ai ka një mentalitet fitues dhe është shumë mirë ta shohësh duke bërë të gjitha këto gjëra me kaq shumë klube të ndryshme. Ai meriton gjithçka.”, tha në fund trajneri nga Holanda.

Kategoritë
Sport