KËRKESA/ Kur Ibrahim Rugova kërkonte leje për të hyrë në Shqipëri

Publikohet kërkesa e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, drejtuar autoriteteve komuniste në Tiranë për të hyrë në Shqipëri.

Kërkesa për vizë e Rugovës mban datën 14 mars 1980.

Sipas kërkesës, Rugova shpjegon se qëllimi i udhëtimit ishte për hulumtime shkencore.

Më tej, në kërkesë ai shpjegon se e kishte vizituar Shqipërinë edhe më herët, konkretisht në vitin 1971 dhe në vitin 1974.

Ndërsa, Rugova kishte treguar se nuk kishte ndonjë lidhje familjare në Shqipëri.

KËRKESA:

 

Kategoritë
Të ndryshme