Kryeprokurori i Shtetit ka thënë se zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, është kërcënuar.
Sipas zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kërcënimet janë rreth prononcimeve të Nikçit për rastin e rrahjes në diskotekën në Pejë, ku u përfshi edhe reperi Noizy.
Njoftimi i plotë:
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin që i është bërë Zyrtarit të Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, z.Shkodran Nikçit, të cilat vijnë si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë.