Këngëtarja kroate e cila nuk pranoi të punojë në televizionin e Dodik u linçua nga mediat serbe

Pasi këngëtarja kroate Severina Vuckovic hodhi poshtë ofertën e televizionit të ri mediatik UNA, që dyshohet se lidhet me udhëheqësin serb të Bosnjës, filloi një fushatë linçimi ndaj kësaj këngëtare

Mediat serbe në transmetimet e tyre sot kërkuan që këngëtares kroate Severina t’i ndalohet hyrja në Serbi, ndërsa gazetat e tjera e ofenduan duke përdorur frazën “Ustaş Trash”.

Për këtë Severina ka reaguar duke thënë “Ne kemi negociuar për këtë projekt për një kohë të gjatë. Më vonë, filloi të flitej në media se Dodik ishte prapa këtij televizioni. Natyrisht, nuk mund të punoja me dikë si Dodik, i cili ofendoi gratë me fjalët më të neveritshme dhe nuk pranoi gjenocidin e Srebrenicës. ”

Kategoritë
LajmeRajoni