Kampionatin dramatik në ping pong e fiton Lidhja e Prizrenit

Klubi Lidhja e Prizrenit ka fituar për herën e shtatë radhazi titullin e kampionit në ping pong.

Në xhiron e 14-të, që ishte e fundit e këtij sezoni, prizrenasit të përbërë nga Kreshnik Mahmuti, Fati Karabaxhaku dhe Blend Hajdari,  fituan 0-4 kundër ekipit Dardania.

Edhe rivali i Lidhjes së Prizrenit, Priping, e mbylli me fitore këtë sezon, pas triumfit 4-0 kundër ekipit Sharri.

Lidhja e Prizrenit dhe Priping e mbyllin këtë kampionat me pikë të barabarta, nga 27-të, mirëpo për shkak të rezultatit më të mirë në ndeshje direkte, titulli i kampionit i takon prizrenasve.

Kategoritë
Sport