Interesim masiv i kosovarëve për t’u bërë policë, radhë të gjata për ekzaminime mjekësore

Interesim masiv i kosovarëve është parë në konkursin e fundit për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës, raporton Express.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka përfunduar sot ekzaminimet sistematike mjekësore, përkatësisht testimet psikologjike-mjekësore të kandidatëve për kadetë të rinjë të Policisë së Kosovës, ku janë parë radhë të gjata.E gjithë puna është kryer në koordinim të plotë nga koordinatori i këtij procesi, Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Lindita Katjazi nga Departamenti i Shëndetësisë në Policinë e Kosovës, të cilët kanë përcjellë, ndihmuar dhe mbikëqyrur këtë process”, ka njoftuar SHSKUK’ja

Kategoritë
LajmeVendi