I gjenden 13 revole, fishekë dhe një armë e gjatë, arrestohet i dyshuari në Viti

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se i dyshuari B.B. (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar shqiptar) me banim në qytetin e Vitisë është në posedim të armëve ilegale.

Në lidhje me këtë është njoftuar Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti të cilët kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore duke realizuar edhe një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, kontrolle e realizuar me leje të Prokurorit të Shtetit.

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale për Gjykatën janë gjetur dhe konfiskuar: Shtatë (7) revole të tipit Zoraki të tipit 2914-T, gjashtë (6) revole të tipit Zoraki të tipit 918-T, një (1) armë e gjatë Karabin e kalibrit 8.57 mm, njëmbëdhjetë (11) fishekë të kalibrit 8.75 mm, tridhjetë (30) fishekë të kalibrit 7.62 mm, një (1) fishek i kalibrit 9mm.

policia njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa  autorizuar të armëve’’.

Kategoritë
LajmeVendi