Hungarezët zbulojnë një tunel në kufirin me Serbinë (Foto)

Policia hungareze gjeti një tunel të ri nën kufirin me Serbinë në rajonin e qytetit Ashothal në jug të Hungarisë, tha një zëdhënës i policisë lokale. Një patrullë policie thuhet se zbuloi një tunel nën gardhin e përkohshëm.

Autoritetet mbyllën tunelin, raporton MTI.

Policia njoftoi gjithashtu se kishte arrestuar një shtetas malazes i cili u përpoq të kontrabandonte 25 persona që thanë se ishin nga Siria në një furgon me targa serbe. Pasagjerët u kthyen përtej kufirit.

Kategoritë
LajmeRajoni