Hoti thotë se qindra miliona euro i mungojnë ekonomisë së Kosovës, “Qeveria Kurti s’realizoi investimet e planifikuara”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve të planifikuara nga Qeveria Kurti.

Hoti ka thënë se rrugët rajonale që janë nisur nga qeveritë e kaluara, s’janë përfunduar nga Qeveria Kurti.

Kurse, projektet e reja të premtuara që nuk kanë nisur, sipas tij janë, Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë dhe hekurudha për Durrës.

“Ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara. Rrugët rajonale, të nisura në qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë në gjithë Kosovë. Projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë, hekurudha për Durrës etj. Realizimi i investimeve kapitale të kësaj qeverie është përgjysmë më i ulët se në qeveritë paraprake.”, tha Hoti.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi